INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha uron 28 Nëntorin. Tashmë betejë për Shqipërinë evropiane [FOTO]

Basha uron 28 Nëntorin. Tashmë betejë për Shqipërinë evropiane [FOTO]

Publikuar më: 09:51 28-11-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetin social facebook, kreu i selisë blu tha se tashmë nderimi i tyre mund të bëhet vetëm nëpërmjet betejës për demokraci dhe integrimin e vendit në BE.
Lulzim Basha në facebook:
“Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

basha_28_nentori.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083