INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje nga Kruja për protestën e 16 Shkurtit: Të gjithë kundër bandës qeverisëse

Basha thirrje nga Kruja për protestën e 16 Shkurtit: Të gjithë kundër bandës qeverisëse

Publikuar më: 16:06 05-02-2019

Kryetari i PD u prit nga banorë të Krujës me thirrjen “Rama ik”.

Pasi u njoh edhe në këtë qytet me situatën e rëndë ekonomike të tyre, Basha tha se 1/3 e krutanëve janë larguar për faj të keqqeverisjes së Edi Ramës.

'Shembull më të mirë se Kruja për të folur për rezultat pozitiv të bashkimit, nuk ka. Të gjithë bashkë ju ftoj më 16 shkurt në Tiranë.

Në Krujë nuk pashë një turist, një blerës të trokasë në dyqane. Ka vende me klimë shumë më të keqe se Shqipëria, ku sezoni turistik nuk pushon 12 muaj në vit.

Ndërkohë që në Krujë mezi presin muajt e verës. Sezoni i kaluar ishte i mjeruar. Më thanë se 6-7 vite më parë, gjysma e klientelës ishte lokale, apo bashkëkombasin nga Kosova he diaspora. Gjysma të huaj si konsumatorë kryesorë.

Sot situata është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk ka turistë për 1/3 e popullsisë së Krujës ka ikur, shumica prej tyre të rinj. Banda që sot qeveris shkaktare e kësaj situate', tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873