INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: “Shkarkoni Vangjush Dakon”, PD e kallëzon në Prokurori [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 15-12-2016

Lulzim Basha ka shkuar personalisht në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, që ka marrë shkas nga lirimi e më pas punësimi i Lulzim Berishën pranë kësaj bashkie. Ndërsa më herët në një dalje për mediat, Basha i bëri apel organit të akuzës të nisë hetimet.
Lulzim Basha
“Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe ka terrorizuar qytetarët e Durrësit. I kërkoj sot Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimet për konspiracion kriminal të Kryebashkiakut Dako në favor të krimit”.
Ndërsa për Kryeministrin Rama, kundërshtarin i tij politik, Lulzim Basha kishte një tjetër kërkesë.
Lulzim Basha:
“Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë vendosur t’i kërkojnë Kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”.
Basha kërkoi ndërhyrjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Lulzim Basha:
“I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë të ushtrojnë gjithashtu të gjithë trysninë që mundet ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama për ta detyruar atë të marrë veprime të menjëhershme kundër krimit të organizuar dhe për të filluar urgjentisht procesin e dekriminalizimit të politikës”.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627