INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: S’ka flirt me Ramën. Ministrat teknikë gati për tu dorëhequr [VIDEO]

Publikuar më: 15:39 26-07-2017

Lulzim Basha ka mbledhur grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Vetëm 3 ditë pasi mori besimin e demokratëve për një mandat të dytë në krye të selisë blu Lulzim Basha ka njohur deputetët me aksionin e ri opozitar. Në këtë mbledhje grupi parlamentar demokrat ka marrë një garanci të fortë nga Lulzim Basha, kur tha se nuk ka asnjë flirt me Edi Ramën, me të cilin firmosi marrëveshje më 18 maji.
Lulzim Basha:
“PD bëhet gati për një opozitë të fortë pa kompromis dhe ballore me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, me të cilën nuk na bashkon asgjë, as vizioni dhe as vlerat tona”.

Basha bëri publike dy frontet e opozitare që do të ndjekë e djathtë në 4 vjeçarin e dytë të saj si opozitë, tur takimesh në mbarë vendin si dhe denoncim i çdo rasti.
Lulzim Basha:
“Porosia ime kryesore për deputetët, kontakt i vazhdueshëm me ta. Vazhdon me denoncimin, është një detyrë akoma më e rëndësishme në kushtet kur pavarësisht prej punës suaj si gazetarë kapja e mediave e bën denoncimin e problemeve gjithmonë e më të vështirë”.
Ndërkohë në prononcimin e tij për mediat menjëherë pas mbledhjes së grupit, Basha i lëshoj në sinjal të fortë edhe dy partive të tjera opozitare LSI-së e PDIU-së
Lulzim Basha:
“Me opozitën e vërtetë siç ka qenë dhe është PD në të cilën mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë por jo pazar-opozitë. Këdo që është gati të bëjë opozitë dhe jo pazar opozitë. Opozita është e plotë dhe jo me kohë të pjesshme, është e pandarë ndaj pushtetit, nuk është diku opozitë dhe diku pazar. Ftesa është për këdo që është gati të bëjë opozitën që ka kaq shumë nevojë ky vend”.
Por çfarë do të ndodhë me ministrat teknik të PD, Lulzim basha ka këtë përgjigje.
Lulzim Basha:
“Ministrat teknikë janë duke përpiluar raportet. Menjëherë pasi të përfundojnë këto raporte ata do të japin dorëheqjen”.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553