INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha replika me Lleshajn në Kuvend: Të duhet pak kohë për të mësuar tezat bajatje[VIDEO]

Publikuar më: 10:52 07-02-2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka replikuar në Parlament me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me të dhënat për kriminalitetin në vend. Fillimisht ishte Basha ai që doli në foltore, duke thënë se, "Sot është rasti i parafundit për ti bërë thirrje ndërgjegjës socialistëve të ndershme të detyrojnë kukullat e krimit dhe oligarkisë që kanë mbushur këtë sallë dhe bangok e qeverisë ti thërrasin zërit të arsyes dhe ti hapin rrugë një zgjidhje politike përpara sesa populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë dhe institucionet nga krimi dhe oligarkia që i kanë kapur për fyti".

Kjo fjalë e Bashës është shoqëruar me daljen e Lleshajt: “Zoti Basha ju falënderoj që me dhatë mundësinë përmes gishtit tregues t’ju përgjigjem, mos u mundo ta tregosh kurrë ndaj meje. Ironia e historisë bën që ju të përdorni pafund bojë të zezë për të nxirë Shqipërinë, por përpjekja juaj është butaforike. Nuk do arrish kurrë të më shohësh si ty në 2011, që le 4 viktima në bulevard. Sa herë të tregosh gishtin butaforik drejt meje, kujto historinë ke 4 të vrarë, mbi 100 të plagosur 4000 në tentativë për ti vrarë se ju lëshove plumbat mbi kokë, mendohu mirë”.
Kjo shkaktoi replikën e Bashës: Ty të duhet pak kohë për të mësuar tezat bajatje. Je dy herë fatkeq që përmend punën time si ministër i Brendshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030410289764404