INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: “Rama gati të zhvishet lakuriq vetëm që...

Basha: “Rama gati të zhvishet lakuriq vetëm që..."

Publikuar më: 15:11 14-11-2017

Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha vijoi edhe këtë të martë akuzat e forta ndaj projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Në një dalje për mediat, lideri i opozitës përsëriti thirrjen për një hetim ndërkombëtar, pasi nëpërmjet buxhetit qeveria synon ët pastrojë paratë e drogës.
Lulzim Basha:
“Projekti 1 miliardë Euro duhet të ndalet tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të hetohet me transparencë në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të në çdo akt koncensioni dhe tenderi qeveritar. Depërtimi i krimit në ekonomi, kapja e ekonomisë së shqiptarëve nga krimi duhet ndalur tani! Tani është koha t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në ekonomi dhe në politikë!
Kreu i selisë blu nuk nguroi që të ironizojë as sjelljen e kryeministrit.
Lulzim Basha:
“Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur pyetjes: Pse e mbrojti Saimir Tahirin? Pse nuk flet një fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Saimir Tahirit të kapura? Ke dy javë që hesht dhe bën gjithçka për t’iu shmangur këtyre pyetjeve. Dhe përgjigjja për pyetjen që sapo shtruat është në këtë kontekst. Po bën e do të bëjë gjithçka, por nuk do t’ia dalë”.

Article Logic
Execution time: 0.00397706031799
array(1) { ["section"]=> string(50) "basha-rama-gati-te-zhvishet-lakuriq-vetem-qe-41933" }