INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pret kryeministrin Haradinaj: “PD mbështetje e fuqishme në sfidat e Kosovës”

Basha pret kryeministrin Haradinaj: “PD mbështetje e fuqishme në sfidat e Kosovës”

Publikuar më: 18:47 27-09-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lideri i opozitës e siguroi Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, por dhe në përballimin e sfidave të tjera. Basha foli për rëndësinë e Integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetem të Kosovës, por të mbarë rajonit të Ballkanit. Kryetari i PD, me tej theksoi se Partia Demokratike, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe konstante e aspiratave të popullit të Kosovës, ashtu siç ka qenë që në krijimin e saj. “PD do të vazhdojë të jetë gjithmonë një zë aktiv në familjen e partive simotra të PPE, dhe më gjerë, për të përkrahur me forcë interesat e Kosovës”-u shpreh Basha. Po kështu kreu i opozitës vuri theksin tek mbështetja konkrete që forca politike që ai drejton jep për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera, përmes kontakteve dhe raporteve që Partia Demokratike ka me forca të rëndësishme politike në Europë dhe vende te tjera. Nga ana tjeter, të dy personalitetet theksuan rolin që Partia Demokratike me autoritetin e padiskutueshem që gëzon ne Kosove, mund të luajë në drejtim te zhvillimeve pozitive edhe të vetë politikes aty, në bashkëpunim me të gjithë spektrin politik kosovar.

Article Logic
Execution time: 0.0030920505523682