INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pret kristiandemokratët holandezë që kërkojnë rikthim vizash: “Shteti i kapur nga krimi”

Basha pret kristiandemokratët holandezë që kërkojnë rikthim vizash: “Shteti i kapur nga krimi”

Publikuar më: 15:24 24-09-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë Kristian Demokrate Holandeze CDA, parti kjo e cila ishte nismëtarja për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, në debatin e nisur pak muaj më parë. Gjatë bisedës, Basha ka shprehur shqetësimin e thellë për shkak të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri dhe nga Shqipëria drejt BE-së. Kryetari i opozitës, sipas deklaratës së shpërndarë nga PD, vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës.
Basha: Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, çka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil ne vendet e BE e në Holandë, për shkak se kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.
Bashkëbiseduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu për mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkohë PD nuk ka përmendur asgjë rreth faktit se kjo parti ka inciuar nismën për rikthimin e vizave për shqiptarët. Në komunikatën për shtyp të forcës më të madhe opozitare nuk thuhet asgjë për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111