INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha:Po sundon një qeveri e lidhur kokë e këmbë me klanet e drogës, Rama fajtor

Basha:Po sundon një qeveri e lidhur kokë e këmbë me klanet e drogës, Rama fajtor

Publikuar më: 15:37 05-03-2018

Në një seancë parlamentare të mbushur me debate kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për futjen e drogave të forta në kohët e fundit në vend. Basha tha se pas marijuanës, tani radhën e kanë kokaina dhe heroina.

“Në Shqipëri sundon një qeveri e lidhur kokë e këmbë me klanet më të fuqishme të drogës. Në Shqipëri qëndron një kryeministër që i ka bërë pjesë kartelet ndërkombëtare duke i hapur rrugën e trafikut të kokainës e heroinës. Nisi me kanabisin, por shumë shpejt, problemi i drogës u përhap me trafikimin e drogave të forta, – u shpreh Basha duke shtuar se në vend ka tre laboratorë droge.

‘Përpjekja e parë, laboratori i Xibrakës, dështoi falë partnerëve të huaj, por autorët e vërtetë s’u kapën kurrë. Ushtarët e tyre u shoqëruan nga familjarët e Ramës dhe ai mbylli gojën dhe premtoi vazhdimin e industrisë së kokainës në vend. Në vend, ka të paktën 3 laboratorë të përpunimit të kokainës. Kompania “Arbri Garden” ka bërë 97 dërgesa nga Kolumbia në Shqipëri, pronari është shpallur në kërkim, ai është larguar 24 orë para se droga e tij të sekuestrohej. Por droga nuk ishte e tij! – vijoi Basha duke shtuar se droga do të shkonte në një laborator shqiptar para se të përpunohej.

Basha ngriti disa pyetje, ku mes të tjerash kërkoi të të mësojë pse kontejneri qëndroi një javë pa u zhdoganuar në Potin e Durrësit.

‘Një nga të arrestuarit, kishte shkruar në “Facebook”, se do të transportonte miell për partizanët. Po kush janë partizanët të cilëve do t’u çohej droga? Kush e ka financuar një operacion të tillë? A mund të ngrihej një operacion i tillë pa garanci politike?”, – vazhdoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051