INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ‘plas bombën’ : Bandat e Edi Ramës më kanë shantazhuar, ja cili është krimineli që përdori Rama për të fituar zgjedhjet [FOTO]

Basha ‘plas bombën’ : Bandat e Edi Ramës më kanë shantazhuar, ja cili është krimineli që përdori Rama për të fituar zgjedhjet [FOTO]

Publikuar më: 21:55 12-10-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka folur sonte për bandat dhe familjet mafioze në Shqipëri. Basha tha se këto emra dhe familje mafioze që ka denoncuar gjatë kësaj kohe, kanë shantazhuar opozitën dhe liderin e saj.

Basha ka bërë dhe një denoncim të fortë për një person me precedentë penalë në Durrës. Basha tha se Durim Keçi, një i kërkuar për disa krime në Itali ishte hequr nga lista e Interpolit nga Edi Rama personalisht.

Ai ka zbuluar me emër dhe foto, Durim Keçin që sipas tij kërkohet nga Interpoli, dhe që kreu i qeverisë e ka përdorur për fushatat e tij në vitet  2017, 2015, 2013, 2011, 2009.

foto.jpg

Basha nxorri live në emision foto të Durim Keçit me Blendi Klosi, dhe pjesëmarrjen e tij në takimet e Partisë Socialiste. Kreu i PD tha se ekzistojnë dhe tabulate telefonatash, ku tha se thuhet: “Sa të jetë Edi Rama kryeministër, nuk ka bir … të ekstradojë Keçin në Itali”.“Pse nuk është ekstraduar, mund të humbasë rrugës, mund ta çojë në shtëpi e të arratiset, ashtu si Mark Frroku pasi takoi në Pukë Edi Ramën. 

Basha u shpreh se Ruçi ka marrë udhëzime nga vetë Edi Rama që të vazhdojë në këtë mënyrë, që të mos i japë fjalën opozitës, sepse ka frikë nga denoncimet për lidhjet personale të Edi Ramës me bandat që po terrorizojnë vendin, nga Elbasani, Lushnje, Durrës, Shijak, Vlorë e qytete të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627