INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për herë të parë kundër marrëveshjes mes Berishës e Ramës në 2008

Basha për herë të parë kundër marrëveshjes mes Berishës e Ramës në 2008

Publikuar më: 14:51 07-03-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha për herë të parë është shprehur kundër marrëveshjes së realizuar në 2008-ën mes liderit historik të PD, Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës së atëhershme, Edi Rama.  E ndërsa shprehu kundërshti, ai tregoi disa pika që do e zgjidhnin krizën politike dhe këto kanë të bëjnë me ndryshime në sistemin zgjedhor dhe kushtetuese.  “Na duhet patjetër të shembim këtë sistem, përfshirë këtu edhe disa probleme të lindura në vitin 2008-të me ndryshimet kushtetuese që zhbalancuan kontrollin dhe balancën e pushteteve. Me qëllimin e mirë për të larguar kandidatë për deputetë kriminelë nga zonat mazhoritare, përqëndruan pushtet në duart e kryetarëve të partisë, që më pas çuan në vitin 2013-të në numrin më të lartë të kriminelëve në Parlament. E kam fjalën për ndryshime në sistemin zgjedhor, ndryshime në sistemin kushtetues, forcimin e institucioneve që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja forcimin e rolit të qytetarëve në raport me Qeverinë”, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028438568115234