INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pas takimit me aleatët, 'Rama mbron parlamentin me regjim ushtarak'

Basha pas takimit me aleatët, 'Rama mbron parlamentin me regjim ushtarak'

Publikuar më: 14:29 04-03-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se kreu i qeverisë, Edi Rama po mbron parlamentin me regjim ushtarak. Pas një takimi me aleatët në selinë blu për protestën e nesërme, Basha përmendi sërish dosjen 339. "Sot makineria e Edi Ramës është shkërmoqur dhe këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin ilegjitim nesër me një regjim ushtarak, ku policë dhe ushtarë duan t'i mohojnë qytetarëve të drejtën për të protustuar”, tha Basha. 

"Edi Rama dosja 339 është makthi yt. E di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish çfarë përmban dosja 184. Të gjithë politikanët e përzier me kokat e krimit do shkojnë para drejtësisë. Beteja do vazhdojë”, shtoi ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166