INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nuk pret, nis turin e takimeve në bazë. Zbulon aksionin opozitar

Basha nuk pret, nis turin e takimeve në bazë. Zbulon aksionin opozitar

Publikuar më: 15:12 27-12-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk humbet kohë dhe nis turin e takimeve në bazë, edhe pse ka lajmëruar se aksioni opozitar do të konkretizohet në janar. Kreu i opozitës nisi turin e takimeve nga kryeqyteti, me moton "bashkim me shqiptarët". Lulzim Basha në këtë takim zbuloi dhe planin e aksionit opozitar.
“Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimtare të së keqes”.
Takimet kanë nisur në Kombinat, aty ku njeriu më i akuzuar nga organet e drejtësisë nga shumica, Saimir Tahiri u zgjodh deputet. Basha shfrytëzoi këtë moment dhe lëshoi një paralajmërim të fortë për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.
Lulzim Basha:
“Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur”.
Basha ishte një apel edhe për qytetarët shqiptarë, në nisje të këtij turi takimesh, i cili i paraprin edhe aksionit të opozitës në janar.
Lulzim Basha:
“Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund”.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211