INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ngre alarmin. “Rama po nxit krimin kundër gazetarëve” [FOTO]

Basha ngre alarmin. “Rama po nxit krimin kundër gazetarëve” [FOTO]

Publikuar më: 11:44 10-11-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngritur alarmin mbi qëndrimet e kryeministrit ndaj gazetarëve. Duke e cilësuar fjalim kriminal fjalën e shefit të qeverisë në aktivitetin e mbajtur një ditë më parë, lideri i opozitës thotë se qëndrimet e Ramës nxisin dhunën ndaj gazetarëve.
Lulzim Basha:
“Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur për ditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë në Maltë u vra në mënyrë barbare një gazetare që hetonte kryeministrin.
Klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin. Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë më të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjellje kriminale të kryeministrit. U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj që të dënojnë këtë gjuhë urrejtje dhe të dhunshme të kryeministrit”.

bashaaaaaaaaaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379
array(1) { ["section"]=> string(67) "basha-ngre-alarmin-rama-po-nxit-krimin-kunder-gazetareve-foto-41527" }