INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga Spitali Ushtarak: Beteja jonë sapo ka nisur

Basha nga Spitali Ushtarak: Beteja jonë sapo ka nisur

Publikuar më: 11:20 30-05-2018

Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi sot në Spitalin Ushtarak minatorin e plagosur në minierën e Bulqizës. Duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë mbi qeverinë, Basha tha se protestat që ka nisur opozita kanë si qëllim që të mos pranojnë më këtë situatë.
“Aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve vjen pas shumë humbjeve. 7 minatorë kanë vdekur në pak muaj në minierat e Bulqizës. Këto janë kostot dhe faturat e korrupsionit. Qeveria ka mbyllur gojën me milionat e bandës së kromit. Jam përmbajtur që të mos flas pasi ka ndodhur e keqja. Që të mos përsërisnim shfaqjen e shëmtuar të socialistëve kur ishin në opozitë. Kjo duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet ti japim fund qeverisjes së krimit dhe korrupsionit. Kjo është një arsye më shumë për gjithë shqiptarët që ta kuptojnë se ka ardhur koha që ta flakim tutje këtë qeveri e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve, dhe është pengesa kryesore për integrimin evropian. Po bën gati aktin e fundit të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave”-deklaroi Basha

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289