INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga Korça mesazhe të forta për Ramën

Basha nga Korça mesazhe të forta për Ramën

Publikuar më: 12:09 04-11-2018

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Korça ka ashpërsuar gjuhën kundrejt qeverisë. Ai tha se ka zgjedhur këtë qytet për të prezantuar planin për çlirimin e vendit nga krimi, nga kriza ekonomike dhe nga shumë fenomene të tjera me të cilët po ndeshen shqiptarët.


Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ne kemi paraqitur tre shtyllat për pastrimin e politikës nga krimi, çlirimin e zgjedhjeve. Nuk ka qytet më të mirë për ta nisur këtë se nga Korça dhe do ta vazhdojmë në mbarë vendin. Ato janë baza e veprimit që do të ndryshojnë situatën në Shqipëri. Sot kemi 350 politikanë, zyrtarë, kryebashkiakë, deputetë, që ligji i dekriminalizimiti nxori nga politika, por Rama ka gjetur mënyra të tjera për t’i futur ata. Ne denoncuam rastin e Agron Xhafajt dhe sot, vëllai i tij Fatmir Xhafaj është i shkarkuar nga detyra.
Ne denoncuam lidhjet e Taulant Ballës, që marrin tendera në kundërshtrim me ligjin.
Përtej denoncimeve, përtej dhënies zë të zemërimit popullot, sot opozita, PD po paraqet rrugët e daljes nga kriza. Jo thjesht me slogane, por me platforma konkrete. Ne presim që këto platforma të jenë produkt jo vetëm i ekipit tonë në Shqipëri, por të pasurohet po kështu duke i dhënë dimensionin e plotë të debatit me qytetarët.”

Article Logic
Execution time: 0.0030441284179688