INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Londër. Takim me Kryeministren Britanike Theresa May

Basha në Londër. Takim me Kryeministren Britanike Theresa May

Publikuar më: 11:22 14-12-2017

Lulzim Basha nis vizitën në Lodër, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit, mes të cilëve dhe kryeministren Theresa MAy. Lajmi është bërë publik nga vetë Partia Demokratike, e cila ka zbardhur agjendën e kësaj vizite.

Njoftimi i PD:
“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike. Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani.
Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirëpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër”.

Article Logic
Execution time: 0.0030388832092285