INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Lezhë, biznesi i vogël duhet të përjashtohet nga TVSH-ja

Basha në Lezhë, biznesi i vogël duhet të përjashtohet nga TVSH-ja

Publikuar më: 12:35 04-02-2019

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar pronarët e biznesit të vogël në Lezhë. Ai pasi dëgjoi tregëtarët që u ankuan për taksat, tha se i gjithë biznesi i vogël do të përjashtohet nga TVSH dhe taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore.

“Taksat e Bashkisë së Lezhës janë 20%-25% më të ulta se taksat e bashkisë së Sarandës. Çmimin e energjisë e keni parë të rritet, çmimin e naftës e keni parë të arrijë kulmin. Askush s’e paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët. E ashtuquajtura heqja e taksave për biznesin është kthyer në një boomerang, me të gjitha gjobat, çmimin e rritur të energjisë dhe naftës, ndërkohë që kudo ku kam qenë më kanë thënë se xhiro ka rënë dhe njerëzit nuk kanë lek për të blerë,” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0028679370880127