INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Kavajë, tregon planin për daljen nga kriza të…

Basha në Kavajë, tregon planin për daljen nga kriza të…

Publikuar më: 17:55 28-01-2019

Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi nga Kavaja planin e tij për nxjerrjen e Universiteteve nga kriza në të cilën sipas tij janë futur.

“Tani nuk është parlamenti shqiptar por parlamenti i hajdutëve, banditëve, gjakpirësve të këtij populli. Por në atë godinë unë kam parashtruar fare qartë sesi mund të hidhet hapi i parë të zgjidhur krizën në Universitete. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, – u shpreh Basha. – Kjo do të thotë që gjithë studentët që vinë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj përfitojnë jo përgjysmim por financimin e plotë të tarifave universitare për bachelor dhe master”.

Sipas kryedemokratit, “do të thotë që me paratë e buxhetit të shtetit, që në fakt janë paratë e prindërve tuaj, dhe me asnjë lek shtesë çdo bir dhe bijë shqiptari të ketë mundësinë të ndjekë studimet universitare në institucionet publike të arsimit të lartë pa paguar asnjë lekë nga tarifa universitare”.

Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra, përgjysmim tarifash. Për ata të tjerë që edhe me zerimin e tarifave e kanë të pamundur, ata meritojnë dhe duhet të kenë mbështetje financiare nga shteti.

“Me planin tonë ne mundësojmë që të paktën 5000 studentë shqiptarë që vinë nga familje që nuk kanë mundësinë të përballojnë as kostot minimale jo vetëm nuk do të paguajnë tarifat universitare por do të kenë mbështetje në vlerën prej 2 200000 lekësh të vjetra në vit për t’u paguar të gjthë koston e qirasë, librave, transportin publik, – deklaron Basha. – Pas këtyre ndërhyrjeve mbeten mjaftueshëm para për të investuar në infrastrukturën studentore dhe atë akademike, pra në konvikte, por kështu në salla, auditore, laboratore, teknologjinë e informacionit sepse jemi i vetmi vend në Europë, ndoshta dhe në Afrikë, ku kompjuteri mësohet me shkumës dhe dërrasë të zezë”, u shpreh kryetari i opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102