INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha, ndryshimi i politikës mision kombëtar[VIDEO]

Publikuar më: 12:55 19-01-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ka thënë se ndryshimi i politikës është mision kombëtar, sipas tij nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada.

Ai theksoi se në Shqipërinë e sotme ka vetëm dy mundësi: nëse je kriminel apo klient i Edi Ramës gëzon pushtet dhe para, për çdo kënd tjetër jetesa është e vështirë dhe e dëshpëruar.
“Sfidat që kemi përpara janë të shumta, të mëdha dhe historike. Por gjithcka nis dhe do të këtë suksese vetëm me transformimin e politikës, modernizimin dhe europianizimin e saj. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhme. Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin.”, tha kreu i opozitës

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207