INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha me protestuesit e liruar të Kukësit: Rama ju do në burg. Zbulon deri kur vijon mosbindja civile

Basha me protestuesit e liruar të Kukësit: Rama ju do në burg. Zbulon deri kur vijon mosbindja civile

Publikuar më: 17:58 06-04-2018

Një ditë pas mosbindjes civile ku u bllokuan disa prej akseve rrugore kryesore në vend, kryetari i PD, Lulzim Basha u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vijojnë kryengritjen. Kryedemokrati këtë të premte u takua në selinë e PD-së me të liruarit e Rrugës së Kombit.

Basha tha se opozita do vijojë të qëndrojë përkrah popullit të thjeshtë të cilët sipas tij po dhunohen dhe grabiten nga qeveria. Ai shtoi se opozita nuk do të ndalet derisa të anulohet taksa në Rrugën e Kombit.

që ndërmorën qytetarët e Kukësit deri në fund, të këtij shteti grabitqar

"Kam pritur në takim prindërit nga Kukësi të cilët u liruan me kusht. Janë njerëzit që mbijetojnë me mund dhe vështirësi, dhe përballen me varfëri ekstreme, të cilëvë u është vënë trau te dera. U ngritën për mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve. Edi Rama i do në burg dhe u ka ngritur një proces për të terrorizuar qytetarët e Kukësit. . Rama dhe Arta Marku kanë ngritur një sistem për të terrorizuar qytetarët e Kukësit.

Jam krenar që jam sot krah tyre. Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij, dhe nuk kupton brengën e njerëzve të thjeshtë. Por futja në bunker është dhe fundi i autokatëve të korruptuar. U bëj thirrje sot të gjithë shqiptarëve që të vazhdojmë të gjithë së bashku kryengritjen shqiptare, aktin që ndërmorën qytetarët e kukësit për të refuzuar grabitjen dhe padrejtësinë nga kjo qeveri, të vazhdojmë të gjithë deri në fund, deri në fitore, për t'i dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqarë dhe të padrejtë, një shteti të privatizuar nga Edi Rama.

I trajton qytetarët si terroristë, ndërsa kriminelët, trafikantët, ministrat e korruptuar, ata që kanë vnënë milionë dollarë pasuri nga taksa e qarkullimit, të japin përgjegjësi një orë e më parë para ligjjit. Kjo që ka nisur në Kukës nuk do ndalet. Ne s'do ndalemi derisa të lirohen njëherë e mirë të 11 qytetarët e arrestuar për taksën në Rrugën e Kombit dhe të shkojnë para ligjit projektuesit e kësaj dhune. Nuk do ndalemi deri në anulimin e taksës në Rrugën e Kukësit" u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051