INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha kujton 2 prillin. 'Qeveria, monstër që i merr frymën Shqipërisë dhe përgjak qytetet'

Basha kujton 2 prillin. 'Qeveria, monstër që i merr frymën Shqipërisë dhe përgjak qytetet'

Publikuar më: 10:52 02-04-2019

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha Shqipëria sot është njësoj si ajo e 1945-ës. Por ndryshe nga atëherë kur vendi drejtohej nga regjimi komunist, Basha tha se tani qeveriset nga një monstër që i merr frymën. “2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare. Për Shqipërinë është kujtesë e përhershme që rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë. Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një shartesë, një monstër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi. Kjo monstër është qeverisja me krimin e cila mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991”, tha ai.

Në ceremoninë përkujtimore të 4 dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër, Basha u shpreh se kjo monstër po përgjak dhe qytetet. “2 prilli si bashkëjetëse e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë, e parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet e përgjak qytetet tona, ka sot Kuvendin e turpit. Ne ikëm nga ajo strofull e krimit. Sot në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë është e ngjashme situata me 1945”, shtoi ai.
Këtë ngjarje Lulzim Basha e lidhi me protestat, e u shpreh besimplotë se kësaj gjendjeje do t’i jepet fund.  “Monsta që shkaktoi 2 prillin dhe 4 dëshmorët nuk ka vdekur. Ajo po përpëlitet si bishë e plagosur prandaj ne jemi sot të thirrur sërish nga historia. Shqipëria është e thirrur nga historia me sytë nga e ardhmja. Uën jam plotë besim”, deklaroi Basha. 

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986