INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha komenton vendimin e Panuçit për Strakoshën: ''I nevojshëm'', Memushaj: ''Do bëja çdo gjë për fitoren me Turqinë''

Basha komenton vendimin e Panuçit për Strakoshën: ''I nevojshëm'', Memushaj: ''Do bëja çdo gjë për fitoren me Turqinë''

Publikuar më: 16:18 19-03-2019

Migjen Basha dhe Ledian Memushaj ishin në konferencën e sotme për shtyp, ku folën rreth gjendjes së kombëtares dhe ndeshjes së ardhshme me Turqinë.

Në fjalën e tij Memushaj, foli se mbi të gjitha ekipi duhet të ketë energji pozitive dhe këtë frymë ta përcjellë edhe në ndeshje. Turqia është kundërshtari më i vështirë sipas tij, por i pyetur nga gazetarët nëse do merrte përsëri një karton të kuq si në miqësore, vetëm për fitoren ai u përgjigj:

“Po të ishte e nevojshme do merrja 2 kartonë të kuq, jo vetëm një, që të fitojmë si në miqësore.

Ndërkohë Migen Basha foli për situatën e grupit në kombëtare duke thënë se ka rinovime dhe një frymë të mirë. Ai foli edhe për vendimin e Lenjanit, që tha se nuk do luajë kurrë më me Panuçin ,si dhe për Strakoshën që u la jashtë për mungesë korrektësie me orarin:

“Lenjani ka marrë vendimin e vet. Për sa i përket Strakoshës është çështje disiplinore, ishte gabim dhe trajneri mori vendimin.”

Kombëtarja është grumbulluar prej dy ditësh në Durrës dhe me 22 Mars ka përballjen e parë me Turqinë për në “Euro 2020”.

Basha1.jpg

Memushaj2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705