INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Basha kërkon largimin e Haki Çakos: Shkrirja e policisë së Elbasanit për të hequr vëmendjen nga super operacioni

Basha kërkon largimin e Haki Çakos: Shkrirja e policisë së Elbasanit për të hequr vëmendjen nga super operacioni

Publikuar më: 11:59 19-10-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon largimin e drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako nga detyra. Basha deklaroi se droga në Vlorë është kapur nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SHISH. Ai i bëri thirrje Haki Çakos të largohet nga drejtimi i policisë pasi, jo vetëm që u përjashtua nga ky superoperacion, por sot kërkon të largojë vëmendjen nga droga duke njoftuar shkarkimet e policëve në Elbasan. Shkarkime masive në policinë e Elbasanit dhe atë të Lushnjes. Reagimi i Bashës vjen pasi më herët u bë publik vendimi i Çako-s për shkrirjen e të gjithë strukturave të policisë në Elbasan. Po kreu i opozitës ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të dosjes së Habiljave nga drejtësia italiane dhe përfshirjes në përgjime të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.00460886955261
array(1) { ["section"]=> string(117) "basha-kerkon-largimin-e-haki-cakos-shkrirja-e-policise-se-elbasanit-per-te-hequr-vemendjen-nga-super-operacioni-39332" }