INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Kemi një përgjigje për ata që bëjnë thirrje për dhunë

Basha: Kemi një përgjigje për ata që bëjnë thirrje për dhunë

Publikuar më: 15:17 27-05-2018

Një ditë pas protestës së opozitës ku u regjistruan incidente dhe episode dhune, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati shpreh mirënjohje për ata që u bën pjesë e protestës, ndërsa shton se Partia Demokratike është forcë europiane e prandaj nuk i përgjigjet thirrjes për dhunë. “Mirënjohje dhe respekt të thellë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që dëshmuan dje, se në Shqipëri ka një popull europian dhe një qeveri antieuropiane, e cila nuk ndahet dot nga krimi dhe nga dhuna. Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës”- shkruan Basha. Ai shton se qëndrimi i opozitës është i pandryshuar dhe i pakompromis përsa i përket kërkesës që ata kanë për largimin e Fatmir Xhafaj. Por lideri i opozitës ka edhe një përgjigje për ata që akuzojnë PD për dhunë. “Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëzve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna. Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja. Ndaj nuk duhet të shpërqendrohemi nga e vërteta”-shkruan ndër të tjera lideri demokrat, ndërsa shton se popullit i duhet një qeveri tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221