INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha jep deklaratën e fortë: Edi Rama është koka e drogës, nuk ka prokuror as Zeus që e shpëton nga largimi

Basha jep deklaratën e fortë: Edi Rama është koka e drogës, nuk ka prokuror as Zeus që e shpëton nga largimi

Publikuar më: 21:45 10-01-2018

Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama. Teksa dha një intervistë në emisionin “Fakt” të drejtuar nga Çim Peka, Basha ka akuzuar Ramën, si të lidhur me trafikun e drogës.
Basha thotë se ka prova për implikimin e Ramës. Sipas tij, tani Ramën nuk e shpëton dot më as vetë Zeusi.

“Banditët në burg dhe jo në qeveri. Kjo është ajo që ne kërkojmë sot. Sot lajmi i ditës është që 1 në 10 fëmijë ha një vakt në ditë. Këto janë pasoja të Ramës me krimin.
Zgjedhjet e 25 qershorit provuan se paktin me krimin vazhdoi. Ky është realiteti që kemi 49 % të shqiptarëve që nuk paguajnë faturat e ujit dhe të dritave.
Ne jemi për banditët në burg dhe populli në qeveri. Sot shikova një raport për fëmijët e kequshqyer. Sot ne kemi një aleancë mes Edi Ramës dhe Krimit. Rama është armik i zgjedhjeve të lira, sepse ai ka bërë pakt me krimin. Nuk mund të jesh edhe me krimin edhe me qytetarët.
E gjitha kjo ka ardhur për një arsye të thjeshte, sepse ne kemi një qeveri të krimit nuk kemi një qeveri të qytetarët. Edi Rama është koka e drogës.
Kjo nuk do të thotë se Rama merret me trafikun e skafëve natë për natë, por se ai është me një aleancë të mirëmenduar me krimin. Ai ka bërë aleancë me ta, ai i solli në parlament, ai u bëri një ministër të Brendshëm dhe ai ua la Shqipërinë zonë të lirë.
Kam indicie shumë të forta se ai është i inkriminuar në kuptimin individual penal. Kam një mesazh për të gjithë nga kjo studio se nuk ka prokuror, nuk ka prokuror të përkohshëm, as Zeus, që e shpëton atë nga largimi dhe nga përgjegjësia politike. Zgjidhja me Ramën nuk ka kompromis, zgjidhja është largimi i tij”, tha Basha.
“Unë dhe Partia Demokratike kemi qëndruar fuqishëm dhe gjithçka që kemi thënë ne ka dalë e vërtetë. Besueshmëria e PD dhe e Bashës si kryetar i saj është përtej çdo dyshimi. Këtë betejë do e vazhdojmë deri në fitore”, tha Basha.
“Mos besoni se hapja e dosjes së Tahirit e shumë të tjera janë rastësi. Në çdo kancelari europiane e kanë të qartë se PD ka thënë të drejtën dhe tani ka nisur ora e rënies së narkoshtetit. Asnjë përpjekje e PD nuk ka shkuar dëm”, vijoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383