INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ironizon ministrat e rinj dhe Ramën: A i di njeri emrat e këtyre? Këto këtu janë kukullat e...

Basha ironizon ministrat e rinj dhe Ramën: A i di njeri emrat e këtyre? Këto këtu janë kukullat e...

Publikuar më: 19:31 21-01-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha në nisje të sesionit të ri parlamentar u ndal tek ministrat e rinj, që sipas tij janë figura të panjohura dhe që nuk kanë dhënë asnjë kontribut as për PS dhe as për vendin. Sipas tij këta ministra janë emëruar nga oligarkët, ndërsa Rama vetëm i ka firmosur.

Pas fjalës së Bashës, deputetët e opozitës u larguan nga seanca.

"Hap pas hapi keni parë si u vu në jetë ky projekt, u asgjësuan zgjedhjet, u asgjësua e drejta e votës. U asgjësua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, ata që kanë forcën e kartonëve e morën përmes forcës së krimit. Ky kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm, hajdutërinë.

U asgjësua Gjykata Kushtetuese, u asgjësua nga kjo sallë prokuroria, tani i erdhi radha asgjësimit të PS.

Sot në pushtet ka vetëm një njeri që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli dhe procesi politik.  

Sot ministra në pushtet nuk janë më  as përfaqësues të popullit, as përfaqësues të PS.

Shikojini pak. I njihni kush janë? Më thoni emrin e njëri prej tyre? A i njihni o socialistë kush është kjo zonjë, kush është kjo tjetra? Ai i njihni kush janë? Çfarë janë?

Janë kukullat e këtij. I mbani mend emrat? Kush janë, ministre e kujt është, çfarë ka bërë për këtë vend?

Kush janë, nga i mori, nga i nxori, për çfarë i nxori?

Një grusht oligarkës i kanë miratuar, ata ja kanë sjellë. Pazaret e milionave. 20 mln euro km tek unaza. Këta ja kanë sjellë që ky të firmosë pa e penguar njeri.

Arroganca e një të çmenduri që pikturon veten lakuriq në Instagram.

Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha, edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm", u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711