INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: I gatshëm të më hetojë FBI. Pyet Ballën. “Me kë ishe në Rumani?”

Basha: I gatshëm të më hetojë FBI. Pyet Ballën. “Me kë ishe në Rumani?”

Publikuar më: 10:11 30-11-2017

Lulzim Basha ka reaguar i prerë ndaj akuzave të Partisë Socialiste mbi çështjen e 1 milion dollarëve. Nga foltorja e Kuvendit kreu i opozitës ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se PD ka deklaruar në KQZ çdo shpenzim. Ndërsa sa i përket nismës së PS për kallëzim penal ndaj tij, Lulzim Basha u shfaq i hapur për hetim madje edhe nga FBI. Për Bashën, Rama po tenton të largojë vëmendjen nga skandalet qeveritare.
Lulzim Basha:

“Kjo është një furtunë në gotë, që Edi Rama të mos i përgjigjet akuzave të faktuara për Saimir Tahirin, për Habilajt, për Balilajt, për vëllain e Fatmir Xhafës, për llogaritë off shore, për të cilat e ka akuzuar OSBE me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro.

Për të akuzuar PD-në Rama zgjodhi Ballën, që ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron as imuniteti parlamentar, as fjalimet e stisura. Edi Rama bën mirë të pyesë Drejtorin e tij të Policisë se ç’ka bërë Balla një muaj më parë me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani.
PD ka deklaruar në KQZ çdo shpenzim sipas ligjit.
Që të mos presë deri të hënën, por ta çojë që sot në prokurori, t’ia çojë edhe FBI-së në Ministrinë e Brendshme, sepse Partia Demokratike nuk ka asgjë për të fshehur.
Njeriu që fsheh milionat, miliardat e zeza të parave të krimit është vetë Edi Rama. Është shenjë e dëshpërimit dhe panikut, që Rama fshihet pas një njeriu që duhet të ishte dhe me siguri është nën hetim për pastrim parash.”

Article Logic
Execution time: 0.00351095199585
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-i-gatshem-te-me-hetoje-fbi-pyet-ballen-me-ke-ishe-ne-rumani-43461" }