INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha fton qytetarët në Protestë: Qëndrimi i Ramës në krye, është fatura më e rëndë për vendin

Basha fton qytetarët në Protestë: Qëndrimi i Ramës në krye, është fatura më e rëndë për vendin

Publikuar më: 13:39 11-04-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar nga Vlora qytetarët për pjesëmarrje në protestën e 13 prillit, për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin e Shqipërisë së standardeve europiane.
Basha vuri në dukje se këto 6 vjet i kanë shërbyer Edi Ramës për të ndërtuar një Shqipëri paralele, përmes bashkëpunimit me krimin: qeverisjen e padrejtë kundër shumicës së shqiptarëve dhe pasurimin marramendës të vetes dhe pakicës që i shërben.

“Kanë krijuar këtu dy Shqipëri, Shqipërinë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të përjashtuar nga shanset për një jetë më të mirë, të përjashtuar nga punësimi dinjitoz, të përjashtuar nga kujdesi shëndetësor minimal, të përjashtuar nga një sistem arsimor dinjitoz për fëmijët, të përjashtuar nga siguria për jetën.
Dhe Shqipëria tjetër, Shqipëria e një grushti njerëzish, që kur 38 mijë baballarë dhe nëna përfundojnë në qeli se s’kanë të paguajnë faturat e energjisë, të rritura në maksimum, këta, edhe kur kapen duke vjedhur në aferat më të përbindshme korruptive që ka njohur Shqipëria, prokuroria e kapur ka frikë edhe t’i thërrasë e t’i pyesë. Prandaj krekosen, sepse janë të pandëshkueshëm, janë mbi ligjin.
Këto dy Shqipëri janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Njëra do të qëndrojë e tjetra do të zhduket. Dhe për atë Zot, Shqipëria që do të qëndrojë është Shqipëria e shumicës së shqiptarëve dhe ajo që do të zhduket është e pakicës, që ka vetëm një vend, burgun, prangat dhe drejtësinë.”

Kreu i opozitës tha se qëndrimi i Edi Ramës në krye të qeverisë është fatura më e rëndë për vendin dhe qytetarët e saj, të cilët po vuajnë dhunën policore si në rastin e banorëve të Bulevardit të Ri në Tiranë.
Basha theksoi se e vetmja garanci për një jetë të sigurt për shqiptarët është bashkimi i tyre me protestën kombëtare për të ndalur sundimin e korruptuar të një kryeministri ilegjitim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113