INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha fton qytetarët në protestë: Me 16 shkurt, betejë me qeverinë

Basha fton qytetarët në protestë: Me 16 shkurt, betejë me qeverinë

Publikuar më: 12:58 29-01-2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Shkodër për të ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës.

Ai u takua me tregtarët, të cilët ndanë shqetësimin e madh për rënien e punës.

Biseda me tregtaret

Lumturia, tregtare: As sefte s’kam bërë

Basha: Sa kohë ke që punon këtu?

Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në Gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.

Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.Basha: E kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092