INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha firmos peticionin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, tregon se çfarë do ndodhë nesër në Kuvend [FOTO]

Basha firmos peticionin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, tregon se çfarë do ndodhë nesër në Kuvend [FOTO]

Publikuar më: 20:59 04-07-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të PD u janë bashkuar pasditën e sotme protestës së artistëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ku ka firmosur një peticion. Basha ka zbuluar dhe skenarin e opozitës në Parlament për ditën e nesërme e në vijim nëse ky ligj kalon.

“E kam paralajmëruar Ramën dhe do ta paralajmëroj edhe nesër të mos e votojë këtë ligj. Nëse nuk reagon ne do të dimë tju përgjigjemi, ju siguroj. Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve, qytetarëve dhe të gjithë socialistëve të ndershëm që ti bashkohen protestës nesër. Ne do të bëjmë çfarë të mundemi, por ju e dini se ata kanë shumicën e votave”.

PT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029098987579346