INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha falenderon qytetarët: Ja çfarë do të bëjmë pas protestës

Basha falenderon qytetarët: Ja çfarë do të bëjmë pas protestës

Publikuar më: 13:53 28-01-2018

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka falenderuar sot qytetarët shqiptarë që iu bashkuan protestës dje. Basha theksoi se mesazhi i protestës ishte se shqiptarët kanë vendosur të mos e ulin kokën duke refuzuar qeverinë e krimit dhe të drogës.Kreu i demokratëve tha se këtë luftë do ta vazhdojnë ditë për ditë.
Lulzim Basha
Mesazhi i protestës së djeshme është i qartë se shumica dërrmuese e shqiptarëve e refuzojnë qeverinë e krimit, drogës. Është një mesazhi fuqishëm mbështetës për opozitën e cila do të shkëpusë rrënjët e krimit. Dua ti falenderoj, dita e djeshme që u ngritën pa ndjenja partiake. Dua ti falenderoj edhe ish-votuesit e qeverisë që u bashkuan dje për të refuzuar qeverinë dhe për tju bashkuar kauzës sonë. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë ditë për ditë, në rrugë dhe në sheshe për të arritur fitoren e kësaj kauze. Shqiptarët e bashkuar në protestë dhanë një mesazh shprese se Shqipëria dhe mund të bëhet një vend europian. Ky është mesazhi i shpresës kjo është fitorja e ditës së djeshme. Edhe një herë ju falenderoj nga zemra të gjithë ju burra dhe gra, të rinj dhe të reja, studentë, pedagogë, të moshuar që dje hapët një horizont të së ardhmes.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713