INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Basha denoncon “Peshqit e mëdhenj në rrjetë”: Dako i lidhur me krimin, institucionet kanë tabulatet

Basha denoncon “Peshqit e mëdhenj në rrjetë”: Dako i lidhur me krimin, institucionet kanë tabulatet

Publikuar më: 17:03 20-11-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat nga selia blu ka akuzuar drejtpërdrejt Vangjush Dakon si të lidhur me krimin. Sipas kreut të demokratëve institucionet ligjzbatuese si dhe partnerët ndërkombëtarë kanë të dhëna për lidhjet e Dakos me Krimin, madje dhe tablatet të cilat sipas tij, faktojnë se Dako bashkëpunoi me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Lulzim Basha:
“Shitblerja masive e votave u konfirmua nga Raporti i OSBE/ODIHR si problem kryesor i zgjedhjeve të 25 qershorit. Partia Demokratike e ka ngritur me forcë se në këto zgjedhje Edi Rama ka angazhuar paratë e drogës dhe forcën e bandave kriminale në çdo qytet.
Sot po ju prezantoj një tjetër ngjarje skandaloze:
Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017.
Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera.
Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin për Partinë Socialiste.
Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Këtë fakt e di Gjushi, por e di edhe mentori i tij, Edi Rama.
Për këtë arsye, ata ndërhyjnë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po e hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere.
Kjo është një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Shefit të Shërbimit Inteligjent.
Projekti i Edi Ramës për drejtësinë e kapur dhe të nënshtruar nuk po realizohet.
Për këtë arsye, Edi Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë. Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës.
Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat.
Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës.
Tani, Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat. Ai po mbron Dakon, sepse po mbron veten e tij.
Saimir Tahiri, Vangjush Dako dhe të tjerë emra që do të zbulohen në ditët e ardhshme, janë marionetat e pushtetit të kryeministrit.
Edi Rama po ndjen t’i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. Zullumqarët e tij po dalin dita-ditës që kanë ndyrë duart me kriminelë për vjedhjen e votave.
Prokurorët i kanë të dokumentuara faktet që lidhin Vangjush Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave. Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt. “Peshqit e mëdhenj” kanë rënë në rrjetë”.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00081992149353027
    array(1) { ["section"]=> string(101) "basha-denoncon-peshqit-e-medhenj-ne-rrjete-dako-i-lidhur-me-krimin-institucionet-kane-tabulatet-42495" }