INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Basha denoncon aferat mafioze me mbetjet. Zbulon 2 emrat që fshihen pas projekteve

Basha denoncon aferat mafioze me mbetjet. Zbulon 2 emrat që fshihen pas projekteve

Publikuar më: 14:16 27-11-2017

Basha akuzon direkt kryeministrin Edi Rama se qëndron pas ndërtimit të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Vlera totale e këtyre 3 projekteve arrin në 200 milionë euro, dhe sipas Lulzim Bashës do të paguhen nga buxheti i shtetit për një projekt kriminal sic është ai i djegies së plehrave.
Lulzim Basha:
“Denoncojmë një aferë të tmerrshme kriminale. Sektori i plehrave dhe i mbetjeve është sektor ku Edi Rama do të lërë dorë të lirë kriminelëve. Po ecën me strategjinë e inceneratorëve,që është shkatërruese për vendin. Rama po kthen Shqipërinë në kazan plehrash. Momentalisht është ai i Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Të treja kontrollohen nga i njëjti person që shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.
Vetëm ata mund ti jepnin 4.8 mln euro ndërtuesit të inceneratorit të Fierit pa nisur punë.
Nga 11 milionë euro që është buxheti i vitit për mbetjet, 10 milionë i marrin vetëm këta të tre, Fieri, Tirana dhe Elbasan
Bëhet fjalë për 400 milionë euro që do të paguhen nga shqiptarët për ndërtimin e inceneratorëve në 20 vjet. Kjo është aferë kriminale dhe mafioze. KLSH e Prokuroria të nisin menjëherë hetimin për të zbuluar këtë aferë që zhvat shqiptarët.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00093388557434082
    array(1) { ["section"]=> string(87) "basha-denoncon-aferat-mafioze-me-mbetjet-zbulon-2-emrat-qe-fshihen-pas-projekteve-43188" }