INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, apel për të mbrojtur Teatrin: Indiferenca jonë është forca e Ramës

Basha, apel për të mbrojtur Teatrin: Indiferenca jonë është forca e Ramës

Publikuar më: 12:48 06-07-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në një dalje për mediat se opozita do të nisë aksion kombëtar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Basha tha se përballja me qeverinë Rama do të jetë në rrugë dhe në sheshe e se ata do të mbështesin çdo veprim që do të ndërmarrin artistët. 

“Ligji që kaloi dje Kuvendi është antikushtetues dhe shkatërrim i rendit ligjor. Projekti i Edi Ramës është një akt barbar, që nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët. I bëj thirrje Presidentit që të mos e dekretojë ligjin”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së u bëri thirrje dhe ambasadorëve të vendeve partnere që të reagojnë për situatën e krijuar në vend, pas miratimit të ligjit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
“ I bëj thirrje ambasadorëve, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nuk ka për t’ju besuar askush kur të flisni nesër. Parlamenti, i kthyer në noter të akteve kriminalo-korruptive, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë: “Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mosveprimi ynë. Së bashku, nuk ka njeri që e shemb teatrin”-deklaroi kreu i opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781