INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuza të forta Ramës: Për Valdrinin, kryeministri hyri me armë në Shkodër

Basha akuza të forta Ramës: Për Valdrinin, kryeministri hyri me armë në Shkodër

Publikuar më: 12:55 14-08-2019

Kreu demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me çështjen e Valdrin Pjetrit.

Sipas Bashës, Rama ishte në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit, ndërkohë që tani po përpiqet të lajë duart.

“Zgjidhja që kishte Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge një kryebashkiak të krimit. T’iu vinte në krye një kryebashkiak 6%. Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Pjetrin. Rama e shiti i pari menjëherë sot ka sulur mercenarët. Ata që i hynë me dhunë Shkodrës për të imponuar Vladrin Pjetrin sot kanë zbuluar se Valdrini nuk është i denjë më për Shkodrën.

E gjithë propaganda po përpiqet ta shesë si një mungesë inteligjence e një njeriu që deshi t’ia hedhë Edi Ramës. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama.

Ai e çoi Valdrinin në Shkodër. Ai dhe vëllai i tij inauguruan hotelin e tij në Tiranë. Për Valdrinin Rama hyri në Shkodër i armatosur. Për Valdrinin Rama ishte i gatshëm ta çonte Shkodrën në përplasje. Edi Rama e dinte shumë mirë se kush ishte Valdrini por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak javë më parë. Kjo i dështoi dhe tani Edi Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0025260448455811