INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Aksioni i Ramës kundër “fshatarëve”, kriminelët lëvizin lirshëm

Basha: Aksioni i Ramës kundër “fshatarëve”, kriminelët lëvizin lirshëm

Publikuar më: 16:49 31-07-2017

Edi Rama paralajmëroi aksion kombëtar kundër “të fortëve”, por kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në facebook, kreu i PD thotë se aksioni i qeverisë në fakt ka si objektiv të varfrit dhe jo trafikantët e vërtetë.
Lulzim Basha:”
Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.
Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij,si kurrë ndonjëherë. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.
Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0031669139862061