INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baritoni në momente romatike me Oriela Nebiajn, Eno Popi dhe Isli braktisin studion[VIDEO]

Baritoni në momente romatike me Oriela Nebiajn, Eno Popi dhe Isli braktisin studion[VIDEO]

Publikuar më: 13:44 23-01-2018

I ftuar sot në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ka qenë baritoni Gëzim Myshketa.

Por diçka e habitshme ka ndodhur. Eno Popi dhe Isli Islami kanë braktisur studion në një moment kur në sfond ka qenë kënga “Perfect”e Ed Sheeran për vajzën perfekte.

Dhe normalisht do të pyesni pse ka ndodhur diçka e tillë?

Çdo gjë nisi pas kërkesës së Orit për të parë “Carmen”, dhe duke qënë se të dy, ajo e Gëzimi janë beqar, djemtë kanë menduan se ishte një rast i mirë.

Pas momentit kur Ori e ka pyetur Gëzimin nëse ka kaluar ndonjë moment të vështirë dhe baritoni i është përgjigjur me jo, ka qenë pikërisht Ori Nebilaj duke shtuar dozat e romanticitetit të këngës në sfond që i ka thënë baritonit: “Tani unë po pres të ma bësh ti ftesën për kafe apo ta bëj unë, që të kënaqen ata të dy” duke nënkuptuar Eno dhe Islin.

Më pas Eno dhe Isli kthehen në studio dhe pasi Eno ka thumbuar duke pyetur se kur e kanë lënë për kafe, baritoni Gëzim Myshketa u thotë me shaka se kafen e kanë lënë në orën 19.30.

Article Logic
Execution time: 0.0062148571014404