INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barcelona e para për vitin 2018, ja rekordi qe ka thyer

Barcelona e para për vitin 2018, ja rekordi qe ka thyer

Publikuar më: 17:39 17-07-2018

Barcelona është bërë klubi që ka arritur të ardhurat më të larta në botën e futbollin për sezonin 2017/18. Asnjë kompani sportive nuk ka qenë në gjendje ta kalojë shifrën900 milionë euro të ardhura gjatë një sezoni të vetëm, sipas zëdhënësit të klubit katalonas, Josep Vives, i cili i ka prezantuar sot llogaritë zyrtare për sezonin e kaluar në një takim me drejtorët e bordit.

Barcelona ka arkëtuar plot 914 milionë euro të hyra nga sezoni e kaluar. Ndër arsyet për këtë rritje është shitja e Neymarit në Paris Saint-Germain, pasi braziliani u shit në Paris për 222 milionë euro.

Në anën tjetër, edhe shpenzimet janë rritur jashtëzakonisht shumë, të cilat e kanë arritur shifrën 882 milionë euro. Nëse i heqim taksat, përfitimet neto të sezonit të kaluar ishin 13 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.003054141998291