INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barazimi i parë i sezonit, Alegri ka ca fjalë për performancën e turpshme të ekipit

Barazimi i parë i sezonit, Alegri ka ca fjalë për performancën e turpshme të ekipit

Publikuar më: 15:21 21-10-2018

Juventusi mori barazimin e parë sezonal kundër ekipit të Xhenoas, e cila shfrytëzoi maksimalisht gabimet e kampionëve, duke i ndëshkuar me golin e barazimit.

Masimiliano Alegri nuk mund t’i përmbante kritikat për ekipin e tij. Ai tha se skuadra ishte e shpërqendruar në fushën e lojës, duke i lënë shumë hapësira kundërshtarit, i cili nga ana e vet i shfrytëzoi maksimalisht dhe e goditi skuadrën në momentin më të keq.

Ai tha se fryma e ekipit ishte mjaft e ndikuar edhe nga ndeshja me Mançesterin, nga e cila ai nuk ka marrë sinjale pozitive nga ekipi dhe ai tha se tashmë nuk është koha për të ngrejtur zërin, por për të reaguar. Dhe reagimi sipas tij duhet të vijë i qartë dhe të reflektojë me një fitore në Champions.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832