INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barazim “pa zhurmë” midis Partizanit dhe Kukësit! Alban Hoxha bën “mrekulli” në portë

Barazim “pa zhurmë” midis Partizanit dhe Kukësit! Alban Hoxha bën “mrekulli” në portë

Publikuar më: 21:31 14-12-2018

Një barazim pa gola në “Selman Stërmasi” në një atmosferë aspak të këndshme, ku mungonte shumë gjallëria e tifozëve në fushë.

Dukej më së shumti një lojë taktike dhe strategjie midis dy skuadrave kryesuese dhe mungonte ritmi në lojë. Alban Hoxha u kthye në një faktor për “Demat e Kuq” duke pritur dy gola të sigurte nga sulmuesit Et’hemi dhe Melo të Kukësit.

Në këtë barazim, Partizani vazhdon të ruajë kreun me 5 pikë diferencë ndaj vendit të dytë.

Në sfidën e radhës, skuadra kryeqytetase do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin, ndërsa verilindorët do të presin Kastriotin në shtëpi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031991004943848