INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët prekin me fjalët për kryetarin e vrarë në Kotë: Ai ishte njeriu i shenjtë, njeri punëtor. Nuk di kush...

Banorët prekin me fjalët për kryetarin e vrarë në Kotë: Ai ishte njeriu i shenjtë, njeri punëtor. Nuk di kush...

Publikuar më: 11:08 12-06-2019

Vrasja e Kryetarit të Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, ka tronditur banorët e  fshatit Petë të Selenicës.

Argjil Gjoka hyri në mes të një sherri për të shuar konfliktin me armë, por përfundoi i vrarë. Me lot në sy dhe të tronditur, banorët rrëqethin me rrëfimet e tyre për GSH.

“Mësuam për ngjarjen, djali ishte administrator, djalë i lagjes. Erdhi këtu për të ndërtuar fshatin. Për të na ujdisur ne. Po pse nuk na vuri një bombë të tërëve dhe të kishte jetën e tija. Të na kishte vrarë ne pleqve dhe jo atë”, shprehet me lot në sy një prej banoreve.

Madje, ajo thotë se Gjoka nuk e ka këtu familjen, gruan dhe dy djemtë, por e ka në Greqi.

“Ai ishte njeriu i shenjtë. Njeri punëtor. Nuk di kush i ka vrarë. Dje me atë isha. Njeri i punës. Fare konflikte”, rrëfen një tjetër banor i tronditur.

“Si njohim ata që e vranë, rrinë në pyll. Jam shumë e tronditur, e mësuam nga televizori ngjarjen”.

Ndërkohë policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar të vrasjes, Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj. Të tre autorët e vrasjes janë të afërm me njëri-tjetrin.

Ata kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën kryetari Argjil Gjoka.

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346