INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banesa përfshihet nga flakët, vdesin nënë e bijë, plagosen tre të tjerë në Angli

Banesa përfshihet nga flakët, vdesin nënë e bijë, plagosen tre të tjerë në Angli

Publikuar më: 20:19 15-12-2018

Një zjarr i rënë në një shtëpi në Nottinghamshire të Britanisë së Madhe ka shkaktuar dy viktima ndërkohë që tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Viktimat janë nënë e bijë, 33 dhe 8 vjeç. Mësohet se të plagosurit i përkasin së njëjtës familje me viktimat dhe janë të moshave 5, 34 dhe 54 vjeç.

Paul Northon, banor i zonës i tha policisë se rreth orës 07:00 pa një shkëlqim në drejtim të zonës ku ndodhi edhe ngjarja dhe menjëherë njoftoi shërbimin zjarrfikës. Mediat lokale raportuan se zjarrëfikësit i nxorën nga shtëpia të pesë anëtarët e familjes ndërkohë që shprehën keqardhje se për dy prej tyre ishte shumë vonë.

Një pjesë e rrugës në zonën pranë shtëpisë ku ndodhi ngjarja është bllokuar për shkak të hetimeve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie.

Article Logic
Execution time: 0.0027120113372803