INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Balla sulmon Avokaten e Popullit: Mbrojti vjehrrin e Bashës, kundër Shqipërisë

Balla sulmon Avokaten e Popullit: Mbrojti vjehrrin e Bashës, kundër Shqipërisë

Publikuar më: 16:12 13-01-2018

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla nëpërmjet një postimi në facebook ka sulmuar Avokaten e Popullit Erinda Ballanca duke u shprehur se ajo e bëro betimin dy muaj më vonë pasi kishte shkuar në Strasburg për të mbrojtur vjehrrin e Bashës

Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhje.

Ne u detyruam t’ia pranonim Lulzim Bashës edhe këtë kusht. Por zonja Avokate e Popullit e propozuar nga Lulzim Basha, për habinë tonë, edhe pse u votua nuk e bëri betimin atë natë, sikurse e përcaktonte procedura. E bëri pas dy muajve.
Vetëm sot e kuptova se arsyeja pse zonja Ballanca nuk e bëri betimin, lidhet me faktin se ajo ishte nisur për në Strasburg për të përfaqësuar si trupë mbrojtëse VJERRIN e Lulzim Bashës (dhe veten) kundër Shqipërisë, në ditën pasardhëse, ‘ shkruan Balla.

Ai shprehet se Basha ka përdorë një institucion shtetëror për interesat e veta duke e shndërruar atë institucion në një mjet shpërblimi dhe shpërdorimi.

‘Ironia e madhe, në gjithë këtë turp të Lulzim Bashës, është edhe fakti se demokratët e ndershëm protestues për 3 muaj me radhë në çadër, natën e 18 Majit u njoftuan nga ana e Lulzim Bashës se kishin “fituar” edhe institucionin “e rëndësishëm” të Avokatit të Popullit. Por që Lulzimi nuk e kishte “marrë” për demokratët, e kishte marrë për avokaten e pallatit të Vjerrit.

Pyetja që do t’i shtroja sot demokratëve është:
Mirë, o miq demokratë, për 3 muaj në çadër protestuat për të bërë Avokate të Popullit avokaten e pallatit të Vjerrit të Lulit, po më 27 Janar për çfarë ju ka kërkuar Luli të dilni në protestë?

Ndërsa ju, o miq demokratë protestues, duhet t’i bëni Lulit pyetjen: Ku i gjeti i Vjerri i Lulit milionat që investoi në atë pallat? Sepse edhe “vetting”-u i parave të Vjerrit do bëhet.

Që pallati u ndërtua mbi det, që shkëmbi në breg u bë truall, e të tjera e të tjera faje penale si këto, kjo është një dosje që nuk është mbyllur, ajo është e hapur.
Sot meraku i Lulit është kur do t’i tërheqë Vjerri lekët e pallatit. Shikojini mirë tabelat e protestuesve më 27 Janar pranë jush. Ndonjëri prej tyre mund të ketë marrë nga kunati edhe tabelën: DUAM LEKËT E VJERRIT!’ shkruan ndër të tjera Balla.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00422215461731
    array(1) { ["section"]=> string(82) "balla-sulmon-avokaten-e-popullit-mbrojti-vjehrrin-e-bashes-kunder-shqiperise-47431" }