INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla-opozitës: Erdhët si pula, kokën poshtë e dorën lart

Balla-opozitës: Erdhët si pula, kokën poshtë e dorën lart

Publikuar më: 13:15 25-04-2019

Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla ka kërcënuar opozitën se do të ndëshkohen siç e përcakton ligji, nëse protestën e tyre të paralajmëruar për në orën 18:00 përveç bllokimit të rrugëve do të ketë dhunë

“Halli i tyre është reforma në drejtësi, prandaj bllokojnë rrugët. Por s’do t’ia arrijnë të bllokojnë demokracinë. Ata kanë hallin e vogël të kunatit, jo të biznesit shqiptar, atyre që punojnë natë e ditë për të mbajtur familjen. E vetmja gjë që ka rëndësi për Lulin dhe Monikën është interesi i përbashkët politik. Dëgjoje Lulzim ke gjithë të drejtën të protestosh kur të duash dhe si të duash, por harroje që mund të nxisësh dhunë, të paralizosh shtetin dhe të dhunosh institucionet e vandalizosh bizneset private ndryshe do të përballesh me ligjin”, tha Balla gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend.

Balla i kujtoi se kreut të PD edhe vitin 2017 kur doli nga çadra.

“Ata u futën 3 muaj në Çadër dhe u betuan që s’do të vijnë më në Parlament, por ja që erdhën si pulka kokëulur, kokën poshtë e dorën lart dhe votuan ndryshimet kushtetuese” u shpreh Balla.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0094480514526367
    array(1) { ["section"]=> string(61) "balla-opozites-erdhet-si-pula-koken-poshte-e-doren-lart-92280" }