INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balena Blu godet sërish. Studenti maskaron mësuesin dhe më pas sharron veten

Balena Blu godet sërish. Studenti maskaron mësuesin dhe më pas sharron veten

Publikuar më: 12:55 02-11-2017

Një student rus çau gojën e mësuesit, dhe publikoi një selfie me trupin e tij. Më pas u vra me një sharrë rrethore si pjesë e lojës së tmerrshme online “Balena Blu” Andrey Emelyannikov vdiq në një pellgu gjaku në Moskë pasi vrau mësuesin e tij të respektuar 44-vjeçar, që ishte babai i një fëmije tre vjeçar. Foto të tmerrshme treguan lumenjtë e gjakut në dysheme pranë trupave të studentit 18-vjeçar të fiksuar me lojën kompjuterike dhe mësuesit të shëndetit dhe sigurisë Sergei Danilov, një ish oficer ushtrie.

Foto_e_mesuesit.jpg

Oficerët e policisë e lidhën vrasjen me lojën e vetëvrasjeve të 'grupit të vdekjes' që ka goditur kohët e fundit Rusinë. Më e njohura prej këtyre lojërave të vetëvrasjes është quajtur Balenë Blu, dhe përfshin përfundimin e 50 detyrave para se viktima të marrë jetën e tij ose të saj. Qindra adoleshentë rusë kanë vdekur pasi janë përfshirë në këto lojëra. Detektivët besojnë se kjo ishte një lloj loje e cila ka të gjitha karakteristikat e “Balenës Blu ", raportoi kanalin shtetëror NTV. Pista kryesore e hetuesve është se kjo ngjarje e tmerrshme është shkaktuar pikërisht nga kjo lojë, megjithëse hetimet vazhdojnë. "Vrasja ndodhi gjatë një pushimi në klasë kur nxënësi erdhi te mësuesi i tij nga prapa dhe e goditi me thikë në qafë," raportoi NTV.

mesuesi.jpg

"Pastaj ai bëri disa selfies, duke qeshur dhe duke kërkuar të relaksohej duke lujatur me një kruese dhëmbësh. Pastaj vrau veten me një sharrë elektrike. Idoli i studentit njihej si Walter Sullivan, një personazh nga loja kompjuterike "Silent Hill", një maniak dhe një fetar fanatik, thanë miqtë e tij. I riu përdorte një avatar me karakterin e tij në profilin social. Ai postoi një këngë të quajtur Dënimi i Nëntorit dhe fotografitë e mësuesit të vdekur. Një anëtar i forumit në të cilin ishte edhe Emelyannikov tha se hashtag që ai përdorte në llogarinë e tij të mediave sociale, ku ai postoi fotografitë e tmerrshme të mësuesit të vdekur ishte 11117. “Andrei e kreu vrasjen e tij më 1 nëntor 2017. Ai filloi të shkruante këtë numër nën postimet e tij në grupin tonë një kohë më parë”-rrëfeu anëtari i forumit. A do të thotë kjo se ai kishte planifikuar kohë më parë vrasjen? '

Article Logic
Execution time: 0.0016300678253174