INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Babalja", Xhafaj: PD zgjodhi si partnerë llumin e këtij vendi

Publikuar më: 12:19 11-10-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka një përgjigje për videopërgjimin e publikuar së fundi nga demokratët. Duke u shprehur se kjo është një çështje që i takon drejtësisë, Xhafaj shtoi se krahu tjetër (duke nënkuptuar opozitën) ka vendosur ti dalë në krahë krimit. Sipas tij, demokratët kanë zgjedhur instrumenta të gabuar, llumin e këtij vendi. I pyetur nga gazetarët se cili është komenti i tij, pasi tek çështja “Babale 1” njëri prej personazheve të saj, Fredi Alizoti ka implikuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Xhafaj u përgjigj si më poshtë:

Ministri Xhafaj

Nuk do të preferoja të bëja një koment për këtë çështje, se boll kam bërë komente për këtë, edhe për një arsye fare të thjeshtë që kjo është një çështje që i takon drejtësisë.Unë besoj se kam kulturën e nevojshme, politike, institucionale dhe ligjore që të respektoj në çdo rast autoritetet e drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre. Për sa i përket çështjes që është duke u përfolur kaq gjatë dhe që është bërë temë dite, është një çështje që besoj që është në një hetim të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. U takon atyre dhe më pas gjykatës që të japin verdiktin rreth kësaj çështjeje. Përsa më përket mua, dua të them se unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm me një qëllim, t’u shërbej qytetarëve të vendit tim.Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, jam i fokusuar në atë që është tejet e rëndësishme, në luftën kundër krimit të organizuar në veçanti. Dhe në këtë proces kam përzgjedhur, besoj instrumentet e nevojshëm, një ndër të cilët është edhe operacioni “Forca e Ligjit” dhe Task Forca.  Besoj se kam përzgjedhur edhe partnerët e duhur, ndër të cilët padyshim edhe shumë të rëndësishëm për ne në këtë partneritet janë partnerët gjerman me të cilët jemi sot këtu. Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që është rruga që t’i dali në krahë krimit me faktin duke sulmuar Policinë. Me faktin duke sulmuar operacionet që strukturat janë angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanë zgjedhur instrumente sipas meje të gabuar për ta baltosur të gjithë këtë punë dhe për fat të keq kanë zgjedhur dhe partnerë të gabuar, kanë zgjedhur llumin e këtij vendi.

Këtë deklaratë ministri Xhafaj e bëri pas takimit me krah të një zyrtari të policisë kriminale gjermane. Në takim sipas xhafajt u fol për marrëdhënie dhe besueshmërie reciproke, që partnerët gjermanë po i japin policisë shqiptare. Hetime të përbashkëta po zhvillohen midis policisë së landeve dhe asaj shqiptare, në kuadër të operacioneve të ndryshme dhe operacionit “Skifter”.
Zv/presidenti i BKA Gjermani
“Do intesifikojmë përpjekjet për të identifikuar autorët e veprave kriminaleve për të identifikuar pasurinë e tyre. Pash që ka një strategji mbresëlënse ministria e Brendshme, elemente profesionale, shanse për të luftuar krimin në mënyrë profesionale. Kjo strategji është e bazuar në strategji moderne, ku janë përfshirë të gjitha agjencistë e tjera ligjëzbatuese. Shqipëria dhe të gjitha autoritet janë në rrugën e duhur dhe do të arrijnë sukses. Zyra kriminale e gjermanisë do ta mbështesë Shqipërinë” .

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996