INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Stresit arrestohet pas protestës, reperi habit të gjithë me sjelljen e tij [FOTO]

Babai i Stresit arrestohet pas protestës, reperi habit të gjithë me sjelljen e tij [FOTO]

Publikuar më: 11:45 19-12-2017

Pas protestës të zhvilluar në Tiranë, ndër personat që u shoqëruan në polici ishte edhe babai i reperit, Stresi.

Sali Lusha dihet tashmë që është një nga simpatizantët më të flaktë të Partisë Demokratike.

Stresi menjëherë sapo ka marrë vesh lajmin që I ati është arrestuar, është paraqitur në drejtorinë e Policisë ku të gjithë janë habitur nga sjellja e tij. Nëse të gjithë prisnin që reperi të sillej ashpër, ashtu siç është parë më parë të sillej, këtë herë ka treguar se di të jetë edhe ndryshe.

“Babain tim e kanë shoqëruar vetëm e vetëm se ka marrë pjesë në një protestë të ligjshme. Po na sulmojnë politikisht, pasi ai nuk ka bërë asgjë. Ai ishte në një protestë të ligjshme, ku duhet të marrin pjesë i gjithë qytetarët për të mbrojtur të drejtën e tyre. Jam këtu me vëllanë dhe po presim t’i lirojnë, ndërkohë që ju bëj thirrje të qëndrojnë fort...”, është shprehur Stresi për news 24.

68671-640-0-5a385052300e1.jpg

68672-640-0-5a3850675b602.png

Article Logic
Execution time: 0.0037941932678223