INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Neymarit flirton me Realin e Madridid: Së shpejti mund ta shohim futbollistin sërish në Spanjë...

Babai i Neymarit flirton me Realin e Madridid: Së shpejti mund ta shohim futbollistin sërish në Spanjë...

Publikuar më: 16:42 30-11-2017

Mesa duket babai i Neymarit ka filluar flirtet me Realin e Madridid, në fillim të këtij muaji, mediat spanjolle kanë nisur të flasin për një pakt mes presidentit të Realit, Florentino Perez, dhe babait të Nejmarit për të diskutuar mundësinë e rikthimit të talentit në Spanjë.

Shumë prej futbollistëve të Realit, përfshirë kapitenin Ramos, kanë dalë hapur në mbështetje të një transferimi të “O Ney”-t dhe tani është vetë Nejmar Senior, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i të birit, ai që nuk e përjashton një mundësi të tillë gjatë një interviste për “Fox Sports”:

“Gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Por tani, nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë. Nuk mund të përjashtoj që s’do të ketë negociata në 5-6 vitet e ardhshme. Nejmar sapo ka ardhur në Paris dhe ka firmosur një kontratë të gjatë. Kanë kaluar vetëm tre muaj dhe është ende herët për të folur për një largim”.

Por fjalët nga e vërteta i ndajnë një det i tërë dhe Perez nuk ka ndër mend që të dorëzohet për të sjellë në Madrid “galaktikun” e radhës. Mediat spanjolle rendisin edhe një listë me tre emra: Karim Benzema, Rafael Varan dhe Hames Rodrigez, që presidenti po mendon t’i shesë me qëllim financimin e operacionit për të transferuar Nejmarin.

“Diario Gol” zbulon një tjetër listë me tre emra, e propozuar nga Cristiano Ronaldo për presidentin,shkruan panorama, me përforcimet që portugezi i këshillon: ai dëshiron të shohë në “Bernabeu” talentin portugez të PSG-së, Gonçalo Guedes (i huazuar te Valencia), mbrojtësin brazilian të PSG-së, Markinjos dhe portierin e Atletik Bilbaos, Kepa.

Article Logic
Execution time: 0.0040390491485596