INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avioni i rrëzuar në Etiopi, Kina, Etiopia pezullojnë përdorimin e “Boeing 737”, po në Europë…

Avioni i rrëzuar në Etiopi, Kina, Etiopia pezullojnë përdorimin e “Boeing 737”, po në Europë…

Publikuar më: 13:02 11-03-2019

Linjat ajrore kineze, etiopiane dhe ato indoneziane janë urdhëruar të pezullojnë përdorimin e “Boeing 737 Max” pas incidentit të së dielës që përfshiu një model të “Airlines Ethiopian” ku humbën jetën 157 persona.

Duke pritur arsyet për katastrofën ajrore që shkaktoi 157 të vdekur , “Airlines Ethiopian” njoftoi se kishte bllokuar të gjithë avionët “Boeing 737-8 Max”.

Në një deklaratë të publikuar në profilin e saj në “Twitter” të Ethiopian Airlines, shpjegohet se “si rezultat të aksidentit tragjik të 10 marsit, “Airlines Ethiopian” ka vendosur të mbajë të gjitha “Boeing 737 Max” në pistë.

Shkaqet e fatkeqësisë ende nuk dihen dhe vendimi merret si një masë parandaluese.

Ndërsa agjencia Europiane ende nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion por pret ende për të parë edhe shkaqet e vërteta të aksidentit tragjik.

Tashmë është gjetur edhe kutia e zezë e avionit e cila është e shkatërruar.

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713